Kandidatja e LDK-së për kryeministre për zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në Amerikë, ku po pritet në institucionet kryesore të shtetit më të fuqishëm të botës.
Pasi dje u prit në Shtëpi të Bardhë, Osmani është takuar në Departamentin e Shtetit Amerikan me një prej njerëzve kryesor që do të merret me Kosovën, Matheë Palmer, shkruan Reporteri.net.
Për takimin me Palmer ka njoftuar vetë Osmani, e cila tregoi se është diskutuar për raportet e Kosovës me Amerikën dhe proceset që e presin vendin.
“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka thënë Osmani.
Sidoqoftë, kjo vizitë e Osmanit në Amerikë, në kohën kur po zhvilloheshin bisedimet mes saj dhe Albin Kurtit për Qeverinë e ardhshme, po konsiderohen si një vizitë për të marrë “aminin” amerikan.
Ndryshe, njeriu që sot e takoi Osmani, është emëruar Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, por i cili do të ketë fokus të veçantë në Kosovë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.