×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani publikon foto nga takimi me Scholz, thotë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e tij

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 23:09

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Olaf Scholz dhe miqësia me Gjermaninë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë deklaratë, Osmani e ka dhënë në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi me të.

    “Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë. ?????”, ka shkruar Osmani.

    Ata janë takuar në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

    Ndryshe, Kancelari Scholz ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!