Duke kujtuar 21 vjetorin e masakrës në lagjen Qerim të Gjakovës, ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se qeveria Kurti ishte qeveria e parë e cila e kishte në Programin e saj Qeverisës padinë për gjenocid ndaj Serbisë shkruan Reporteri.net.
Osmani ka thënë se kjo qeveri që u rrëzua ishte e para e cila fliste para botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe që kërkonte drejtësi.
“Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë historinë e 10 vjeçarit nga kjo masakër i vetmi që kishte mbijetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.