Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët besojnë se ajo është kryeministrja e duhur që mund të ndikojë në liberalizimin e vizave.
Osmani, në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë intervistimeve që i kanë bërë mediat ndërkombëtare, ato i kanë treguar se qytetarët besojnë të ajo për shkak të liberalizimit të vizave.
“Mediat ndërkombëtare para se të më intervistojnë mua, kane intervistuar edhe qytetarët. Në pyetjen që ato u kanë bërë qytetarëve “Pse do ta votonit Vjosa Osmanin?”, ata u janë përgjigjur “për shkak të liberalizimit të vizave”, tha ajo.
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja ka thënë se ekziston një besim shumë më i madh te qytetarët se liberalizimi i vizave mund të ndodh shumë më shpejt nëse në pushte vjen LDK-ja.
“Arsyet janë të shumta sepse disa kanë dëshmuar se edhe kriterat e plotësuara i kthejnë mbrapa e disa të tjerë ende nuk e kanë dëshmuar se në qendër të programit të tyre e kanë Republikën e Kosovës”.
Osmani thotë se ne qeverisjen e LDK-së është plotësuar vazhdimisht kriteri i për regjistrimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit që sipas është çdo tre muaj.
“Në qeverisjen Haradinaj ka ndodhur e kundërta. Skandalet e mëdha në sundimin e ligjit si ikja e prokurorit Blakaj për rastin “veteranët”, kidnapimi i shtetasve turq, dëmtojnë procesin”, tha mes tjerash Vjosa Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.