Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar pas kërcënimit që iu bë kreut të VV-së, Albin Kurti nga anëtari i Nismës, Haxhi Hoti.
Osmani ka thënë se kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre, përcjellë Reporteri.net.
Postimi i plotë.
“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.