Besnik Mustafa, djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë sot nga një person përmes rrjetin social Facebook, i cili i ka shkruar se do ta kall atë bashkë me familjen.
Ndaj këtij kërcënimi ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Osmanit në Facebook:
Për fat të keq, tashmë gjuha e urrejtjes është kthyer gjithandej në përditshmëri, por kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri.
Familja është e shenjtë dhe nuk ka dallim politik që arsyeton nxitjen e urrejtjes e të kërcënimeve të tilla.
Është koha që të gjithë të bëjmë thirrje e të punojmë për gjuhë përafruese e të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit. Pavarësisht dallimeve politike, ne të gjithë kemi vetëm një atdhe, Republikën e Kosovës, të cilën duhet ta ruajmë e zhvillojmë duke respektuar njëri-tjetrin.
Prandaj i ftoj edhe përfaqësuesit e tjerë politik që jo vetëm të dënojnë gjuhën kërcënuese por edhe t’i ftojnë aktivistët e anëtarët e tyre për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1546693718826220?__xts__%5B0%5D=68.ARAq1E2xDL11hwxRyALB_469p4nDgCNpTj-PJ_8UJen1aTy_bwm2-3JQdpwZE9Z3Nfu8fsPZcUbjP79zEcVy7ImdRvKjydoCe9lDSHN0TETcIdQy15Y1Vztvm-hxnLH8sIDDH5W4TKmRzo9jCiS3VwBYuqJeWVDsH7IQWSXHd7-Rt98eeGXzIamVy22f_XOo7MMzwbF35dWJxSjsWV_DWxDp7js0arvIqNh1aiX-IZxh9DvR9B0EJHIU0qmLtDBggphazZLllo_YJHvN1mIY7VPQE89wEUqy-Tmx3QOiljLDetjPpLuWgwGNE8x-cEx-rerDn4ZEG2k6eJuk_j18UQ&__tn__=-R