Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani ka shkruar rreth ndeshjes së sontma në futboll të Kosovës ndaj Suedisë.
Osmani shkruan se sa herë që Dardanët zbresin në fushë, zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.
“Forca, Ekipi i zemrave tona! ?? ⚽️”, shkruan Osmani.
Postimi i saj i plotë:
Sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë tē futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.
Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë.
Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave.
Forca, Ekipi i zemrave tona! ?? ⚽️
#KOSSWE ?? ??
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.