×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: S’ka paqe nëse qytetarët nuk ndihen të sigurt të lëvizin në çdo cep të Kosovës

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 14:51

    Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptar të vrarë në Mitrovicën e Veriut.


    Ajo ka thënë se nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur.

    “Njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje. Dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre”, thuhet në komunikatën e presidencës.

    Ajo ka shtuar tutje se koha është që tërësia territoriale e Kosovës të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë.

    “Për një Kosovë në të cilën krimet nuk mbeten statistika në raporte, por trajtohen në organet e drejtësisë!”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!