×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani sot takon partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 8:03

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot do të thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.


    Këtë e ka konfirmuar Faton Peci, shefi i kabinetit të UD Presidentes.

    “Ne planifikojmë qysh nesër (sot) të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci në Prime Time.

    Ai ka thënë se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!