×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me ambasadorin turk, flasin për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 19:12

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme. 


    Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e Presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej.

    Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet të të dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.

    Është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë dhe pasojave  të saj, sidomos në sferën e ekonomisë.

    Presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me Qeverinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për t`i siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet mike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!