×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani të premten u drejtohet deputetëve në Kuvend

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:03

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një adresim para deputetëve.

    Kjo është konfirmuar nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

    Ajo tha se Osmani në orën 10:00 do të ketë adresimin e fundvitit para deputetëve.

    “Sot në Kryesi, kryetari i Kuvendit ka prezantuar edhe kërkesën e presidentes Vjosa osmani-Sadriu për të u adresuar para Kuvendit në fundvit. Adresimi i presidentes do të mbahet në orën 10:00 në një seancë të veçantë të premten”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!