Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani ka thënë se nëse do t’i ofrohej mandati për kryeministre, ajo ka thënë se do ta pranonte dhe do të provonte që t’i bënte 61 vota duke kërkuar bashkëpunim më Vetëvendosjen.
Osmani ka thënë se do të formohej një qeveri, por jo me program të gjatë qeverisës.
“Sikur të me thuhej mere mandatin edhe bëje 61 tënd unë do të marrja mandatin dhe do ti drejtohesha VV-së, jo me synim që do të shkohej qeverisje me program të gjatë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se do të jetë në politikë për aq sa mendon se mund ta ndihmoj vendin.
“Karriera ime politike përtej emrit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre. Po i bëjë që të gjitha me qëllimet më të mira, që të mbrohet fjala e dhënë. Unë e shoh bashkëpunimin me VV-në si të domosdoshëm për çkapjen e shtetit. Haki Rugova dhe të tjerët do të ishtë mirë të mos bëhen pjesë e progagandës së ndyrë ndaj meje, por t’i lexojnë me vëmendje deklaratat që i kam dhënë, ku e kam sqaruar qëndrimin tim sa i përket si e shoh bashkëpunimin mes partive në Kosovë në afatgjatë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.