×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani thotë se meriton fitoren në këto zgjedhje

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 21:09

    Kandidatja për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se ka bashkuar të gjithë personat më të mirë brenda LDK-së rreth saj.


    Osmani, në RTV Dukagjini ka thënë se meriton të bëhet kryeministre pasi i takon një kulture politike demokratike të njëmend e jo sa për sy e faqe.

    “Kam dëshmuar më shumë se çdo politikanë në Kosovë konsistencë politike sidomos në vendime të rëndësishme politike ku është mbrojtur interesi qytetar”, tha ajo.

    Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se meriton të jetë kryeministre pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht.

    “Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”, tha Vjosa Osmani.

    Osmani ka thënë se ajo ka pushtet brenda LDK-së më shumë se që ka çdo kandidatë për kryeministër në partitë e tyre.

    “Asnjë parti nuk mund të jetë e fuqishme nëse garon duke u rrethuar nga kulti i individit. Unë jam e vetmja që kam ekip e madje ekip të shkëlqyer. Ekip fitues që janë profesionistë të gjitha fushave e madje që janë kthyer nga jashtë për të kontribuar në këtë vend”, deklaroi ndër të tjera Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!