×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani tregon se çka bisedoi me kryediplomatin polak

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 19:32

    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me ministrin e jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, të premten.

    Takimi ka ndodhur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, aty Kosovën po e përfaqëson Osmani.

    E gjatë takimin me kryediplomatin polak, Osmani ka folur edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!