×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmanit i vjen mbështetja e parë nga Vetëvendosje

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 17:09

    Inicimi i procedurave nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së partisë, ka nxitur reagime të shumta.


    Së fundi kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Deputetja e kësaj partie, njëherit nënkryetare e VV-së, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku ka thënë se “nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!”.

    Reagimi i plotë:

    Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani.

    Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët.

    Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër.

    Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3945439195529305&set=a.797409836998939&type=3

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!