×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani dhe Albin Kurti zgjedhin zëvendësdrejtorin e ri të AKI-së

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 17:27

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


    “Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA.

    Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, ditë më parë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoreshën e AKI-së, Vlora Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!