1.82 euro është duke u shitur një litër naftë në Kosovë, vlerë kjo rekorde që pas shtrenjtimi të naftës pas agresionit rus në Ukrainë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ditë më parë ka thënë për Reporteri.net se krejt kjo po ndodh si pasojë e lëvizjeve të mëdha të çmimeve në Berzën Ndërkombëtare.
Para një jave çmimi i naftës ishte 1.66 cent, duke pësuar rritje prej 17 cent.
Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.