Ish-politikani Azem Vllasi ka komentuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova përgjatë periudhës së luftës në Kosovë, të cilin e ka përshkruar si figurë paqësore.
Ai ka thënë se Rugova ka qenë simbol i unitetit të shqiptarëve.
“Rugova ka qenë një njeri paqësor për atë politikë që e ka ba. Ai nuk ka qenë njeri i pushkës, me thane të veshi uniformën e të dalë. Ai në kohën e vet, në mbajtjen e unitetit të shqiptarëve, në një rezistencë kundër Serbisë, e ka simbolizu atëherë në fillim.”
Vllasi ka folur edhe për UÇK-në, për të cilën ka thënë se përpjekja e tyre ka tërhequr vëmendjen e fuqive ndërkombëtare për ndërhyrjen humanitare në Kosovë.
“Krahu i armatosur me tërhjekë vëmendjen e botës, që a pe shihni se Serbisë nuk po ja nin për politikën tonë paqësore. Tash nuk durojmë, ne i marrim edhe armët. Lufta çlirimtare e Kosovës, ishte faktikisht luftë mbrojtëse dhe luftë çlirimtare. Kur u rrit konflikti, Serbia u përgjigj me dhunë edhe më të madhe erdh edhe tek intervenimi i NATO-s”, tha Vllasi në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.