Kishte pranuar një telefonatë me urgjencë nga Jashanica e Klinës.
Kësisoj, Hysni Rexha, u nis menjëherë për në vendin e ngjarjes.
E më të arritur aty, Rexha iu përvesh punës për atë çfarë ishte thirrur.
Raste të tilla kur Rexha largon gjarpinjtë nga shtëpitë e banuara me njerëz, janë shpeshtuar këtë verë.
Por, çfarë duhet të veprojë dikush, nëse e sheh një të tillë në oborrin a shtëpinë e tij?
Ndërkohë, kishte raste, kur edhe vet Hysni Rexha u kafshua gjatë largimit të tyre.
E nëse dikush ka fatin e njëjtë me të, serum kundër helmimit nga gjarpinjtë, nuk mund të gjenden ne QKMF-në kryesore në Prishtinë.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kundërhelmin qytetarët mund ta gjejnë në QKUK.
“SHSKUK ka siguruar sasi të konsiderueshme të serumeve kundër kafshimit të gjarprit. Edhe ministria gjithashtu. Disa komuna ku shfaqen më shumë gjarpërinjtë për shkak edhe të karakteristikave të terrenit kanë marrë nga disa serume, kurse të tjerat, nëse kane nevojë për to, i drejtohen Ministrisë dhe serumi ju sigurohet në momentin që kanë nevojë”, kanë thënë për T7 nga Ministria e Shëndetësisë.
Numër i shtuar i gjarpërinjve së fundmi është parë edhe në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.