×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Arben Vitia po dorëzohet nga përgjegjësitë, po i lë të vetmuar mjekët dhe qytetarët

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 17:32

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe qeverinë Kurti për siç thotë ajo, ikjen nga përgjegjësia për tu marrë me rritjen alarmante të rasteve me Covid-19 për tu marr me zgjedhje lokale.


    Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

    Deklarata e plotë e Vlora Çitakut:

    Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.

    Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

    Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.

    Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!