×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetarja e PDK-së

    Vlora Çitaku: Bedri Hamza është kandidati më i mirë për kryeministër që i duhet Kosovës sot

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 9:34

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku thotë se Bedri Hamza është kandiati më i mirë dhe më i duhur për kryeminsitër për Kosovën sot.

    Tutje ajo thotë se Hamza është njeriu që i duhet Kosovës sot, sepse sfidat që i kemi përpara kërkojnë një njeri të përgjegjshëm dhe stabil.

    “PDK ka dhënë shembull disa herë, që më të rëndësishme se pozitën e ka procesin dhe për PDK para se të flasim për pozita është e rëndësishme të flasim për prioritete. Cilat janë çështjet të cilat në mënyrë imediate qeveria e ardhshme duhet ti adresoj, pasi të dakordohemi për prioritete pastaj ulemi dhe flasim për pozita”.

    “Ne besojmë që Bedri Hamza është kandidati më i mirë, më i duhur për Kosovën sot. Memli Krasniqi duke qenë krytari i partisë ka bërë një hap prapa dhe ka nominuar zotrin Bedri Hamza, sepse Bedri Hamza është njeriu që i duhet Kosovës sot. Sfidat që i kemi para nesh sot, kërkojnë një njëri të përgjegjshëm, stabil dhe me përvojë. Hamza ka shkëlqy në cdo pozitë që e ka pas“, ka thënë ajo për Gazeta Blic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!