×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku i reagon Grenellit, pasi ua uroi serbëve Vidovdanin

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 22:55

    Vlora Çitaku ka bërë një reagim ndaj ish-emisarit special të SHBA’së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.


    Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka sqaruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

    “Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo.

    “Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.

    Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.

    “Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!