×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku i reagon ministres Gërvalla pasi tha se s’duhet fajësuar BE’në për gabimet tona

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 17:29

    Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalën e saj sot në Forumin e Dubrovnikut lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Gërvalla në këtë forum ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë duke luftuar krimin dhe korrupsionit dhe s’duhet ta fajsojë BE-në për gabimet e veta.


    Çitaku ka shkruar se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar atë që e kanë konfirmuar Komisioni dhe Parlamenti Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash.

    “E nderuara Ministre, para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka thënë poashtu se detyra e Gërvallës është që ta paraqesë Kosovën në dritën e saj më të mirë.

    “Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!