×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku në krye të departamentit për Punë të Jashtme në ‘Qeverinë nën hije” të PDK-së

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 21:32

    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot “Qeverinë nën hije” të PDK’së, e cila do të ketë 15 departamente.

    Një prej departamenteve është edhe ai për Punë të Jashtme, në krye të së cilit do të jetë ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

    “Njëra prej fushave tepër të rëndësishme, ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një përvojë dhe një përformancë të jashtëzakonshme, tek pjesa e politikës së Jashtme, Politikën e Jashtme dhe agjendën evropiane brenda kabinetit të qeverisë së mirë do ta udhëheqë Vlora Çitaku”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.

    “Kontaktet dhe respekti, karriera e definuar me suksese duhet të merren parasysh”, shtoi ai.

    Ndryshe, udhëheqës i Kabinetit për Qeverisje të Mirë do të jetë vetë Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Partia Demokratike e Kosovës ka një trashëgimi të madhe e domethënëse në projektet kombëtare të lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, ndërsa nga sot, me një frymë të re dhe me shikim kah e ardhmja, ne po vazhdojmë në një rrugëtim të ri dhe tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët, atë të shpresës dhe perspektivës.”, ka thënë Krasniqi.

    Kreu i PDK’së tha se “Kabineti për Qeverisje të Mirë do ti ketë 15 Departamente dhe 5 prioritete thelbësore. Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër; Rend Publik dhe Siguri Qytetare; Kulturë, Kapitali Njerëzor Konkurrues; Shëndetësi Cilësore, si dhe Diplomacia Aktive dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar”.

    Ai deklaroi se këto departamente do të udhëhiqen nga Koordinatorët përkatës dhe do të përfshijnë profile njerëzish kompetentë, me përgatitje akademike e përvojë politike e menaxheriale, të gatshëm e me vullnet që të ofrojnë dijen dhe angazhimin e tyre në dobi qytetarëve.

    “Në ditët e ardhshme, unë do të prezentojë këto ekipe, që do përbëhen jo vetëm nga personalitete e zyrtarë nga radhët e PDK-së, por edhe nga ekspertë e kuadro që po bashkohen me ne në këtë projekt të përbashkët, për të ndërtuar bashkërisht vizionin për të ardhmen e Kosovës që duam.”, ka thënë Krasniqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!