×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku nga Izraeli: Askush nuk e do vendin e vet më shumë se hebrenjtë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 14:07

    Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka dhënë një intervistë për mediumin Times of Israel ku ka biseduar shumë tema të ndryshme.


    Mediumi fillon duke e prezantuar Çitakun para lexuesve duke treguar se ajo ka qenë ministre e Kosovës për Integrime Europiane. Pastaj u bë zyrtarja e parë nga vendi ynë që kaloi kufirin me Serbinë, shtet që nuk e pranon pavarësinë.

    Javën e kaluar Çitaku vizitoi Izraelin.

    Por Kosova nuk ka lidhje diplomatike me Izraelin. Dhe kjo sipas Çitakut është për të ardhur keq.

    “Isha e mahnitur me potencialin e këtij vendi”, ka thënë 38 vjeçarja.

    “Fatkeqësisht jo shumë banorë nga Kosova kanë mundësi të udhëtojnë këtu, por populli ynë e sheh Izraelin si një shembull se si duhet të ndërtohet shteti. Sikur këtu, edhe ne kemi të rinjë dinamikë, të mençur dhe kompetent që janë shumë kreativ dhe inovativ”, ka shtuar Çitaku.

    Çitaku ka kryer vizita në rrënojat e Masadës, ka eksploruar kështjellat e kryqëzatave në Akko dhe bëri selfie në Detin e Vdekur. Gjithashtu vizitoi edhe kufirin me Rripin e Gazës.

    “Gjëja më e jashtëzakonshme që kam mësuar nga kjo vizitë është mënyra unike se si populli çifut e do vendin e vet. Nuk kam parë asnjë popull që e do vendin e tyre kështu” ka thënë ajo.

    “Të gjithë e duam vendin tonë, por kurrë nuk kam parë popull si izraelitët që e dojnë vendin e tyre. Ajo çka e bën shoqërinë çifute të veçantë është fakti se ata janë konsistent. Çifutë nga e gjithë bota janë kthyer këtu për të ndihmuar vendin e tyre”

    Times of Israel e përmend gjithashtu spastrimin etnik me të cilin është përballuar vendi ynë, si dhe ka treguar një historik të shkurtër shtetit tonë. Mediumi përmend miqësinë e mirë që ka populli shqiptar me amerikanët duke cituar fjalët e Çitakut që ka thënë se nuk ka asnjë popull më proamerikan në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!