Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, tash nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një statusi ka kërkuar që të mos bëhen qesharak me reagimet e tyre ata që bënë që Suny Hill të zhvendoset në Tiranë.
Ajo ka pyetur se çfarë kanë dashur të bëjnë me atë tokë djerrinë të Bërrnicës, ku parashihej të ndërtohej Suny Hill.
Tutje, Çitaku ka thënë se Dua Lipa nuk ka nevojë për paratë tona duke u thënë të gjithëve që kontribuuan në këtë ikje të Sunny Hill, “amani ju koftë mos folni. Ulne krytë.”
Postimi i plotë i Çitakut:
“Amani ju koftë, mos u bëni qesharak!!!! Pse çka paskët pasë me ba me atë tokë djerrinë e me therra në Bernicë??? Keni parasyshë, ajo parcelë ka pasë me u ba park publik, me investime të Sunny Hill.
Me të drejtë, shumë qytetarë të Prishtinës janë ankuar gjatë Sunny Hill Festival se nuk u është mundësuar qasja në parkun e Gërmisë gjatë festivalit. Ja pra, Sunny Hill ka bërë ofertën ideale. Na e ka ofru edhe një park. Pa asnjë investim nga qeveria.
Dua nuk ka nevojë për paret tona. Ama zero.
Amani ju koftë, mos folni.
Ulne kokën pra”, ka shkruar Vlora Çitaku në statusin e saj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.