Ambasadorja në largim e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, ndërsa ka shkruar se këtë do ta bëjë gjithmonë.
“Bajram Rexhepi, përjetë kam me të kujtu!”, ka shkruar Çitaku në përshkrimin e një fotografie të saj me Rexhepin.
Në kohën kur ishin të dy anëtarë të kabinetit qeveritar, Çitaku atëherë si ministre e Integrimit Evropian e Rexhepi si ministër i Punëve të Brendshme, realizonin edhe vizita të përbashkëta në vende të ndryshme në Evropë.
Një ditë pas vdekjes së Bajram Rexhepit, Çitaku kishte shkruar në Facebook për disa nga kujtimet me ish-kryeministrin.
“Sot do të doja të jem në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit. Kur isha në Kosovë në Prill, e thirra në telefon. Qëlloi në spital duke bërë punën që e deshi më së shumti. Ishte e premte. Më tha që gjatë fundjavës do të vije në Prishtinë, dhe do të shiheshim për kafe. Kafen nuk e pimë kurrë. Bajrami psoi sulm në tru. Shkova e pashë në spital. Ishte pa ndjenja. Nuk u përshëndeta me të. Shumë besova që kam me e pa prap”, shkruante atëherë Çitaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.