×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetarja e PDK-së

    Vlora Çitaku: Serbia s’ka ndryshuar asnjëherë, Kosova të mos bie në grack

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 16:57
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd ku u mbajt “Asambleja gjithë-serbe”, shkruan Reporteri.net.

    Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të mendësisë që Serbia nuk e ka ndryshuar asnjëherë dhe shton se detyrë e lidershipit në Kosovë është të mos bie në grackat e kësaj balte.

    Ajo tutje thotë se Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli.

    Postimi i saj:

    Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!

    “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.

    E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.

    Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.

    Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!