×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku thotë se kishte provuar t’i mësonte Thaçit anglishten: Kam qeshur shumë

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 22:26

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka treguar se ishte ajo që kishte tentuar t’i mësonte ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjuhën angleze.


    E ftuar në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, ajo ka rrëfyer momente nga ajo kohë.

    Çitaku thotë se e rëndësishme është të jepet saktë mesazhi, derisa ka folur për periudhën kur kishte provuar t’i mësonte anglishten, ish-kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi.

    E vërtetë… nejse s’kam pas shumë sukses”, tha ajo duke qeshur.

    “Është edhe çështje se çka e konsideron të rëndësishme”, theksoi Çitaku

    “Dikush e ka të rëndësishëm mesazhin, dikush e ka të rëndësishëm gjuhën, dikush e ka të rëndësishëm diksionin, paraqitjen por me rëndësi është mesazhi me u përcjell”, theksoi ajo.

    Por sa ka qeshur ajo në ato momente?

    “Shumëëë”, shpjegoi ajo duke qeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!