Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “grabitje”, “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.
Siç njofton Policia, në veri të Mitrovicës nga 11 janari e deri më 22 janar janë raportuar 4 raste të vjedhjes në të cilat viktima kanë qenë disa gra të nacionalitetit serb.
Ato kishin raportuar në polici se nga persona te panjohur iu janë vjedhur çantat e krahut derisa te njëjtat kanë qenë duke ecur rrugës.
Prej tyre, nga ana e Prokurorit 2 janë cilësuar Grabitje, dhe 2 janë cilësuar ,,Vjedhje e rëndë” dhe njëra ,,Vjedhje”, njofton Policia.
Sipas njoftimi, rasti i parë ka ndodhur më date 11.01.2024 rreth orës 18:30 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qenë një femër e nacionalitetit Serb, të cilës i është vjedhur çanta ne të cilën kanë qenë 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale të shteti të Kosovës dhe Serbisë.
2. Rasti i dytë ka ndodhur më datë 13.01.2024 rreth orës 20:20 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktimë ka qenë një femër e re Serbe te cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qene duke ecur rrugës e vetme. Me këtë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare.
3. Rasti i tretë ka ndodhur më date 20.01.2024 rreth orës 22:25 ne rrugën Kral petar në Mitrovicën veriore ku viktime ka qenë një femër Serbe te cilës i është vjedhur çanta e krahut ku në të ka pasë një telefon, një pjese të vogël t[ parave, si dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë.
4. Rasti I fundit ka ndodh me date 22.01.2024 rreth orës 18:00 ne rrugen ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qene një femër Serbe e moshës se re, te cilës i është vjedhur çanta nga krahu në të cilën ka pasur dokumentet personale të Kosovës dhe Serbisë.
Te dyshuarit janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovica Veri dikur rreth orës 19:30 përballë shtëpisë së shëndetit në Mitrovicën veriore, njofton Policia e Kosovës.
Te dyshuarit;
1. Njazi (Hajrullah) Salihu 21.02.1998
2. Senad (Qun) Hajdini 17.03.1992
Policia njofton se gjatë bisedës me të dyshuarit, të njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe së bashku me te dyshuarit janë gjetur deri me tani 3 çanta se bashku me dokumentet.
Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Reporteri.net/