Një person i mitur është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi që dyshohet se kishte vjedhur në një shitore 15 çokollata.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vlera e çokollatave të vjedhura kap shifrën e 50 eurove, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërgur në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.