Policia e Bad Hall ka arrestuar një kosovar të moshës 25-vjeçare. Ai dyshohet të këtë vjedhur biçikleta elektrike dhe malore nëpër bodrumet e shtëpive në disa qytete në Austrinë e Epërme.
Gjithsej 24 vjedhje dyshohet se janë kryer nga një 25-vjeçar nga Kosova në bodrumet e shtëpive në Wartberg, Leonding, Rohr, Sierning dhe në Bad Hall, i cili u arrestuar nga policia e Bad Haller më 30 tetor, shkruan nachrichten.at, përcjell Albinfo Austria.
I dyshuari thuhet se ka vjedhur kryesisht biçikleta elektronike dhe biçikleta malore me vlerë dhjetëra-mijëra euro dhe i ka shitur ato në tregje të shitjes (Flohmarkt) në Linz.
Përveç kësaj, ai thuhet të ketë shkaktuar dëme të tjera pronësore në vlerë prej disa qindra eurosh gjatë kryerjes së vjedhjeve.
I dyshuari është dërguar tashmë në burg në Garsten.
Fillimisht ai ka refuzuar të japë detaje për veprat. Pas marrjes së dosjeve nga avokati i tij, megjithatë, ai rrëfeu tërësis
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.