×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi dy laptopë dhe katër telefona, arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 13:37
    Fotografi ilustruese.

    Një rast i veprës penale “Vjedhje e rëndë” është raportuar mëngjesin e sotëm në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë. Hetuesit  policorë pas disa orëve kanë arritur  të identifikojnë dhe  arrestojnë  një person të dyshuar.


    “Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën Ferat Dragaj në Mitrovicë, në një shtëpi private,  ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.

    Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet  e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore  do t i kthehen pronarit”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

    Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!