Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur ardhjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Von Cramon, tha se pret ta takojë së shpejti Hovenier bashkë me ekipin e tij për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
“Mirë se vini në Prishtinë Ambasador Hovenier! Unë pres që së shpejti të takohemi me ju dhe ekipin tuaj për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të BE-së dhe SHBA-së”, ka shkruar Cramon.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e tij.
Në ditën kur Hovenier mori detyrën zyrtare, tha se është I përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.