×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Gëzuar lirinë e lëvizjes, më në fund lirisht nëpër Evropë

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 12:43
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe Eurodeputetja, Viola von Cramon

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e lumtur pas vendimit të sotëm të PE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Von Cramon ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Urime për liberalizimin e shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

    Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

    Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Nesër më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!