×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon ia kthen Grenellit: Pyesni Macronin për vizat, do të habiteni me përgjigjen e tij

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 10:28

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon gjatë ditës së djeshme ishte kritike ndaj administratës Trump duke thënë se nuk ka parë ndonjë rezultat për marrëveshjen Kosovë- Serbi.


    E menjëhershme ka qenë përgjigja e të dërguarit të Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell. Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikojë gjithçka që bën Administrata Trump, BE duhe të përqendrohet në liberalizimin e e vizave për kosovarët.

    E sot, Viola Von Cramon, i është kundërpërgjigjur Grenellit, duke  thënë se i takon Këshillit Europian që të vendos për këtë çështje, shkruan Reporteri.

    Cramon po ashtu i ka sugjeruar Grenellit që ta pyesë presidentin francez Emmanuel Macron se pse nuk është i gatshëm t’i heqë vizat për kosovarët, madje ajo ka thënë se Grenell do të habitet me përgjigjen.

    “Siç ia kam shpjeguar Richard Grenellit i takon Këshillit Europian të vendosë për këtë çështje. Për fat të keq. Por, nëse djema dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu merrni në telefon dhe pyesni Emmanuel Macronin pse nuk është i gatshëm t’i heq vizat për Kosovën dhe do të habiteni me përgjigjen e tij”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!