Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila deri më tani ka treguar një mbështetje për Qeverinë Kurti dhe kishte kundërshtuar rrëzimin e saj, ka bërë thirrje tjetër sot, shkruan Reporteri.net.
Eurodeputetja që vjen nga Gjermania ka qenë e zëshme ditëve të fundit me përkrahjen e Qeverisë Kurti dhe kundërshtonte fort qëndrimet e Presidentit Hashim Thaçi.
Por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo po mendon ndryshe nga Vetëvendosje.
Derisa kjo e fundit e kundërshton vendimin e Gjykatës, von Cramon bën thirrje ta respektojnë.
Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që i jep të drejtën dekretit të presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë Hoti.
Në një postim në Tëitter, ajo u ka bërë thirrje të gjiha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Cramon thotë se kjo është baza për funksionimin e demokracisë dhe se tash i gjithë pushteti është në duart e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për të votuar Qeverinë Hoti e cila duket se tashmë ka siguruar votat e nevojshme, përkundër disa zërave se ato nuk janë, meqë disa deputetë nga LDK e Nisma dhe minoritetet po deklarohen kundër. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.