Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka komentuar raportimet se mund të jetë Presidenti, Hashim Thaçi që do të përfaqësoj Kosovën në dialog. Ajo, si zakonisht permes Twitter, ka kërkuar sqarim se kush do t’i udhëheq bisedimet e Kosovës me Serbinë, shkruan Reporteri.
“Kush mundet të ma sqarojë çfarë do të thotë? Kush nga Kosova është në krye të negociatave në dialogun me Serbinë? Mendova se sipas Kushtetutës duhet të jetë kryeministri? A nuk e paraqiti vet ai dje këtë te ekipi tij?”, shkruan Von Cramon në Twitter.
Dje kryeministri Avduall Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, por, në dokumentin 58 faqesh të planprogramit qeverisës, theksohet se “palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”./Reporteri
Who could enlighten me what does it mean? Who in #Kosovo is in charge of negotiations, for the #dialogue with #Serbia? I thought according to the constitution it‘s supposed to be the Prime Minister? Hasn’t he announced this yesterday to present a team? https://t.co/6JpIs0lbWQ
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 5, 2020