×
  • Lajme
  • Lajme / Liria e shprehjes

    Von Cramon: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes e kufizon lirinë e shprehjes

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 11:09
    Eurodeputetja, Viola von Cramon

    Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “ushtria digjitale e Vetëvendosjes” po e kufizon lirinë e shprehjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Cramon ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, ku citon ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e një “ushtrie digjitale” për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar ata që kanë qëndrime të kundërta.

    Von Cramon, ka thënë se në të vërtetë “ushtria digjitale” e Lëvizjes Vetëvendosje e kufizon lirinë e shprehjes.

    “Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon.

    Kujtojmë vetëm pak ditë më parë, Cramon ishte përfshirë në një replikë me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

    Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar sulmuesit në internet. I mohojmë akuzat nga Viola von Cramon me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. I bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, kishte thënë Kryeziu. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!