×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon viziton Prizrenin: Është vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 21:51

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Prizrenit.


    Cramon ishte pjesë e delegacionit nga Parlamenti Evropian, i shoqëruar nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, të cilët vizituan edhe shumë monumente të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.

    “Faleminderit për ditën interesante në Prizren. Ishte një nder i madh për mua të isha mysafire juaja dhe të vizitoja trashëgiminë kulturore të Kosovës së bashku me kryetarin e qytetit @mhaskuka dhe ministrin e Kosovës për Kulturë @HCeku. Shpresoj të kthehem së shpejti. Vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike”, shkruan von Cramon në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!