Ursula von der Leyen, e cila po kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar si kryetare e Komisionit Evropian, ka hedhur votën e saj në procesin për zgjedhjen e deputetëve të Parlamentin Evropian.
Ajo ka bërë apel që qytetarët e vendeve të BE të bëjnë të njëjtën gjë e të paraqiten në qendrat e votimit për të shprehur vullnetin e tyre.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve është vendimtar edhe për një mandat të dytë të saj në krye të KE.
Sot qytetarët e vendeve të BE-së kanë ditën e fundit për votime, për zgjedhjen e përbërjes së Parlamentit Evropian, i cili më pas do të sjellë udhëheqje të re në bllok.