×
  • Lajme
  • Lajme

    Von der Leyen në mbështetje të Ukrainës: Kurrë nuk do të jeni vetëm, do të vazhdojmë të punojmë për paqen

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 21:25

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka dalë në mbështetje presidentit ukrainas Zelensky, pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump. 

    Ajo i ka thënë Zelenskyt se “kurrë nuk do te jeni i vetëm”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë, të guximshëm, pa frikë. Kurrë nuk jeni vetëm, i nderuar President @ZelenskyyUa. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”, ka shkruar ajo në rrjetin “X”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!