×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Ballkan

    Von der Leyen nesër në Kosovë, ZKM njofton për orën e takimit me Kurtin

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 18:01

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë nesër në Kosovë, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

    Nësër ajo do të ketë takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, takimi me Kurtin do të mbahet në orën 11:15, shkruan Reporteri.net.

    Për takimin me Presidenten, ende s’është bërë i ditur orari.

    Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë.  Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!