Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë janë numëruar gati 80 përqind e votave më kusht. Për të përfunduar i gjithë numërimi janë edhe 12 kuti. Por, kush janë më të votuarit nga secila parti nga votat e numëruara deri tash?
Në dhjetëshën më të votuar të Vetëvendosjes janë bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Albin Kurti që ka marrë 2 mijë e 153 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 1 mijë e 649, Albulena Haxhiu me 836, Faton Peci me 796, Hekuran Murati me 787, Donika Gërvalla me 693, Avni Dehari me 674, Mimoza Kusari me 571 dhe Arben Vitia me 427, shkruan Reporteri.net.
Edhe tek LDK’ja më i votuari është bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Ai ka marrë 750 vota.
Abdixhiku pasohet nga Doarsa Kica Xhelili me 311 vota, Kujtim Shala me 309, Hykmete Bajrami me 266, Anton Quni me 221, Avdullah Hoti me 205, Lutfi Haziri me 200, Armend Zemaj me 159, Jehona Lushaku Sadriu me 142 dhe Gazmend Muhaxheri me 129.
Tek lista e PDK’së dhjetë kandidatët që kanë marrë më së shumti vota me kusht janë kandidati për kryeministër Bedri Hamza i cili ka marrë 1 mijë e 23 vota. Ai pasohet nga Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi me 589 vota.
Pas tyre renditen Uran Ismaili me 305, Mërgim Lushtaku me 285, Sala Jashari me 276, Vlora Çitaku me 272, Jakup Nura me 228, Përparim Gruda me 222, Enver Hoxhaj me 218 dhe Ganimete Musliu me 198.
Ndërkohë nga lista e AAK më të votuarit janë Ramush Haradinaj me 262 vota, Fatmir Limaj me 175, Daut Haradinaj me 152, Arbëreshë Krasniqi me 96, Time Kadriaj me 86, Xhevahire Izmaku me 81, Bekë Berisha me 79, Endrit Shala me 78 dhe Gani Bajraktari me 76./Reporteri.net