×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet në veri

    Krasniqi: Ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 19:01

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka kaluar koha kur bandat kriminale kanë frikësuar Republikën e Kosovës me sulme, pasi të premten iu dogjën dy lokale nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

    Krasniqi gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të caktuar 21 prillin si datën për votimin e largimit të kryetarëve në veri, duke shtuar se gatishmëria për realizimin e vullnetit qytetar “do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën”.

    Shkrimi i plotë:

    Grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Si institucione shtetërore e dënojmë këtë akt dhe ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale.
    Gjithashtu, sot KQZ ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ.

    Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdoj në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet.

    Ndryshe, sot me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

    Më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve në veri

    Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, shefi i BE-së Szunyog: KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme

    Nënkryetarja e Zveçanit: Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as “Brigada e veriut”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!