×
  • Lajme
  • Lajme / Flet zëdhënësi

    Votimi në orët e vona në Pulmologji, QKUK: Organizimin e bën KQZ-ja, jo ne

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 23:39

    Nga Qendra Klinike dhe Universitare janë deklaruar pas raportimeve se procesi i votimit ka vazhduar në këtë qendër edhe pas orës 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se votimi ka vazhduar deri në orën 23:00. 

    Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se kompetentë për këtë çështje janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se ata vetëm u kanë dërguar listat me pacientë të shtrirë.

    “Vetëm me KQZ, se nuk jemi kompetentë. Në vetëm ju kemi dërgu listat me pacientë të shtrirë! Organizimin dhe mbarëvajtjen e bën KQZ!”, ka deklaruar shkurt Fazliu.

    Nga KQZ ende nuk ka ndonjë deklaratë për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!