Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.
Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.
Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.
Këto zgjedhje janë mbështetur nga OSCE.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruat dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.