Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithëve që të votojnë në këto zgjedhje.
“Votoni edhe ju. Sot pata nderin të votoj me familjen time për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkroi ai.