Ashtu edhe siç kishte premtuar, presidenti Ilir Meta mbërriti që në orën 07:00 të mëngjesit në qendrën e tij të votimit për të ushtruar detyrën si qytetar.
“Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Evropë”, tha Ilir Meta përpara kamerave ndërsa hidhte fletën e votimit në kuti.
Më pas, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të zgjedhin kandidatin me integritet.
“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar , kjo ditë e mrekullueshme dhe Zoti na ka ndihmuar që sovrani të ketë kushte të mira për të shprehur vullnetin. Barazinë para ligjit e garanton barazia e votës. Çdo qytetar të votojë I lirë dhe me dinjitet për alternativën dhe kandidatin që beson. I ftoj të gjithë që tek alternative të zgjedhin kandidatët më me integritet. Sot votimi është një akt patriotik. Atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, u shpreh Meta, raporton A2 news, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.