×
  • Lajme
  • Lajme

    Voton Rakiq, fton qytetarët e Mitrovicës të dalin masovikisht për të votuar

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 8:45

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherësh Kandidat për Kryetar, i shoqëruar nga më shumë se 100 persona, ka hedhur votën në qendrën e votimit në Mitrovicën Veriore.


    Kur Rakiq është pyetur nga Klan Kosova se nëse do të japë dorëheqje sikur që ka bërë në mandatin e parë, ai tha se duhet të priten rezultatet.

    Poashtu, ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të dalin masovikisht për të votuar për shkak se sipas tij me këto votime, serbët ruajnë mbetjen e tyre në Kosovë.

    Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill kishte shpallur datën e zgjedhje të jashtëzakonshme për 19 maj në katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjeve (27 nëntor, 2018) nga katër kryetarët e atëhershëm të këtyre komunave si masë kundërshtuese ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!